“Kosova është Shqipëri!” Kjo banderolë që tregon realitetin u shfaq mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku ekipi vendas i AEK luante përballë Ajaksit të Holandës në një ndehsje të vlefshme për Europa League.
Por hapja e kësaj banderole nga grekët ka tronditur shumë serbët, teksa mediat serbe e kanë cilësuar tradhti dhe thikë pas shpine veprimin e ultrasve të AEK-ut.
“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju”, iste tituli i “Kurir”, që mes rreshtash kujtonte se pak kohë më parë pikërisht tifozët e AEK e kishin bërë Kosovën pjesë të Serbisë.
Por pse ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve grekë në lidhje me këtë çështje?
Së pari, ultrasit e AEK dhe Olympiakos janë “armiq” të përbetuar, ndaj banderolës “Kosova është Serbi” të tifozëve nga Pireu, ultrasit e Athinës vendosën t’i përgjigjen në këtë mënyrë.
Arsyeja e dytë është se pjesë e drejtuesve të ultrasve të AEK që shfaqën banderolën janë edhe disa shqiptarë, të cilët janë rritur në Greqi, por që kurrë nuk e harruan vendin e tyre.