Korrupsioni, Rama: Edhe gjermanët nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem që e bën të vështirë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit të gjetjeve të monitorimit të  OECD/SIGMA. Sipas Ramës, duhet modernizuar sistemi në mënyrë që të luftohet korrupsioni në Shqipëri. Rama po ashtu tha se gjermanët nuk është se nuk janë të pakorruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm, por kanë një sistem që e bën të vështirë.

Kreu i qeverisë u shpreh i pakënaqur me menyrën si po menaxhohet administrata publike, ndërsa shtoi se shërbimet online ndihmojnë lidhur me këtë problematikë.

“Dua ta mbyll me prokurimet publike, është një pikë ku mund të shihet progresi i jashtëzakonshëm që është bërë për luftën kundër korrupsionit nga ana e modernizimit. E rëndësishëm është organizimi i gjithë sistemit, nëse nuk modernizohen, nuk ka shans që problematika e korrupsionit të zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Duhet që sistemet tona të qeverisje duhet të jenë të tilla të mos lejojnë korrupsionin. Gjermanët nuk janë të pakorruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm por kanë një sistem shtetëror që e bën të vështirë.

Shqiptarët në Gjermani, që të hipin në makinë dhe të ecin pa vendosur rripin e sigurimit nuk ka. Në Shqipëri kishte punonjës të ambasadës gjermane që i jepnin makinës pa rrip, nuk është personi, por sistemi.

Më sillni mua disa gjermanë ti çoj në një zyrë ku akoma kemi problematika të tilla dhe do ti shohin pas 40 ditësh kur te kalojnë ato 40 ditët e tundimeve të Krishtit.

E besoj se kemi bërë transformim të madh.