Një 14 vjeçar është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në Korçë, ndërsa mëngjesin e sotëm është transportuar në spitalin e Traumës.
Adoleshenti është goditur me sende të forta pas një sherri me një grup të rinjsh të tjerë. Sherri ka nisur fillimusht në rrjetet sociale e më pas ka përfunduar në konflikt fizik.
Mësohet se policia ka marrë në pyetje 15 të mitur të moshave 13 deri në 15 vjeç. Por duke qenë se grupi i të përfshirëve ka qenë i madh, ende nuk është përcaktuar përgjegjësia individuale penale për asnjë nga të shoqëruarit.
Nga ana tjetër mësohet se marrja në pyetje e të miturve është bërë nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes.
Për veprat penale me pasojë plagosje dhe vrasje, përgjegjësia penale fillon që në moshën 14-vjeç, sipas kodit penal shqiptar.