Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim financiar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që njihet ndryshe si shkalla e parë e Vettingut.
Mësohet se KLSH do të auditojë shpenzimet që prej ngritjes së organit kushtetues, i cili kryen procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ekipi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka mbërritur tashmë pranë këtij institucioni ku po nis kontrolli i dosjeve të para të lëvizjeve financiare.
Ky auditim vjen në kohën kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përfituar sponsorizim nga një kompani private e sigurimeve për të financuar një aktivitet të komisionerëve të saj në resortin luksoz “Marina Bay” në Gjirin e Vlorës në shtator të vitit 2021, duke mbajtur sekret emrin e sponsorit prej tre vitesh.
Kujtojmë se procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve:
vlerësimi i pasurisë;
kontrolli i figurës;
vlerësimi i aftësive profesionale