Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit. Burime për mediat bëjnë me dije se nga kontrollet janë kapur 10 celularë, që përdoreshin nga të burgusurit.
Dy prej këtyre celularëve janë gjetur brenda nëpër qeli, ndërsa pjesa tjetër në rrethimin e jashtëm.
Raportohet se ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka ardhur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Nuk dihet nëse kontrollet kanë ardhur pas informacioneve se të burgosurit mbanin celularë, apo ka qenë një kontroll i rastësishëm.