Autorët e vrasjes së Martin Bardhit në qendër të qytetit të Rrëshenit nuk janë kapur ende, ndërkohë që në fshatin Gëziq është gjetur automjeti nga i cili dyshohet se qëlluan.
Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore, teksa po kontrollohet edhe nga ajri me helikopterë dhe dronë. Gjithashtu po kqyren pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.
Martin Reçi u vra mesditën e sotme me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar. Ai kishte dalë nga burgu vetëm disa ditë më parë, pasi ën mars të këtij viti së bahsku me djalin e tij i kishin bërë atentat Saimir Reçit, nipit të biznesmenit Kastriot Reçi. Ky i fundit u ekzekutua me snajper në vitin 2021, teksa autori i vrasjes së tij nuk ëhstë kapur ende.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M.(B.) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA.
Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe forcat operacionale.
Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.
Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.
Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit.