Autoritetet greke kanë ndërmarrë një operacion të befasishëm në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë, mes tyre dhe të shumëpërfolurit Klod Cara, i njohur gjithashtu si Klodian Lekocaj.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dy celularë, thika dhe një sasi kokaine.
48-vjeçari Klodian Lekocaj, është një figurë e njohur për autoritetet si një nga liderët e të ashtuquajturës “Mafia e Burgjeve” në Greqi. Vetëm 10 ditë më parë, ai u akuzua për marrjen peng të disa gardianëve, me qëllim zhvendosjen në një tjetër sektor ku dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.
Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqerinë e Dhimo Mecit, ky i fundit i perfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim.
Ai cilësohet si kreu i mafies së burgjeve në Greqi, mirëpo këtë vetë Lekocaj nuk e pranon këtë ‘nofkë’, duke e cilësuar vetën si të pafajshëm