Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë ndan paralajmërimin e DASH për qytetarët në mbarë botën

Përplasjet e fundit Iran-Izrael dhe ndërhyrja amerikane duke sulmuar tre objekte bërthamore të Teheranit ka rritur vigjilencën e shteteve dhe qytetarëve në mbarë globin.

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale një paralajmërim të Departamentit të Shtetit, i cili informon qytetarët amerikanë në mbarë botën.

Në njoftim, thihet se ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

Për këtë arsye Departamenti i Shtetit i këshillon qytetarët e saj në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar.

“Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme”, thuhet ndër të tjera në postimin që ka shpërndarë ambasada amerikane në Tiranë.

Aty u kërkohet qytetarëve amerikanë që të lexojnë me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikojnë një udhëtim.