Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pasi PS dhe PS ranë dakord për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.
Delegacioni amerikan thekson në reagim se nxit deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne nxisim deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar”- thuhet në reagim.
Ndërkohë për dakordësinë mes politike ka reaguar edhe ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato.
Në një postim në rrjetin X, ai shkruan se mirëpret vendimin e sotëm, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit, duke vlerësuar lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.
“Mirëpres vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE” shkruan Silvio Gonzato në X.