Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të arrestuar për aferën me konceisonin e sterilizimit, kanë apeluar vendimin e gjykatës, e cila vendosi masë sigurie “arrest me burg” për të dy.
Ata i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie. Kujtojmë se tenderi i koncesionit të sterilizimit kapte vlerën e rreth 100 milionë dollarëve, teksa dyshohet se biznesmeni Rrapaj u favorizua dhe kostot e përllogaritura janë disa herë më të larta.
Por pavarësisht kërkesës së tyre, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke lënë në burg Rjepajn dhe Rrapajn.
Ndërkohë, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani ka bërë me dije se ka nisur edhe një hetim pasuror për ish-ministrin Ilir Beqaj, pasi dyshohet se ky i fundit njihej me Ilir Rrapajn dhe mund të ketë ndërhyrë për t’ia dhënë tendering mikut të tij.
Apeli lë në fuqi masat si më poshtë:
Arrest në burg
Klodian Rrjepaj/ Shpërdorim detyre
Ilir Rrapaj Biznesmeni/ Mashtrim
“Arrest shtëpie”
Saimir Kadiu drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë
Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë.
Detyrim Paraqitje
Akuzat për “Falsifikim dhe shpërdorim detyre”
Shefi i Kirurgjisë në QSUT dhe rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata,
Genc Burazeri
Vijojnë detyrim paraqitje pasi nuk bënë kërkesë për ndyshim mas esigurie
Naile Ajazi,
Pertef Mersini