Klevis Qose do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve, pas dorëheqjes së dhënë nga Admir Abrija rreth 1 muaj më parë.
Ai e ka nisur karrierën në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, ndërsa më pas për 3 vite ka ushtruar funksionin si oficer pranë SHÇBA Tiranë(sot AMP).
Në Dhjetor të vitit të kaluar, ministri Ulsi Manja e emëroi Klevis Qosen si drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, ndërsa tashmë do të mbajë një post edhe më të rëndësishëm.