Ne të gjithë duam të jemi lloji i personit që hyn në një takim plot vetëbesim, që takon njerëz të rinj pa menduar: “Çfarë mendojnë ata për mua?”, që shikon me qetësi mbi një dhomë kur mban një fjalim mbresëlënës dhe nuk frikësohet nga të gjithë ata sy që na shikojnë, që nuk shqetësohet se çfarë të thotë në atë intervistë pune apo takim të parë. Por shumë shpesh, shfaqet dyshimi shkatërrues në vetvete.
I themi vetes: “Nuk mund ta bëj!” Po i përgjigjemi: Po, mundesh! Siç tha dikur Theodore Roosevelt, “Beso që mundesh dhe je në gjysmë të rrugës”. Ja disa citate frymëzuese dhe motivuese që do t’ju ndihmojnë të filloni të besoni në veten tuaj.
1. “Duhet të kesh një besim të çmendur në vetvete, edhe nëse nuk është i vërtetë. Tani duhet të jesh mbështetësja e vetes, sepse nuk ka një dhomë plot me njerëz që presin me pompozitet për të të thënë: ‘Ia dole! Kemi pritur gjithë këtë kohë që të kesh sukses!’” -Mindy Kaling, aktore
2. “Mos kërko leje. Çfarë po pret? Çfarë po kërkon?” -Ava Duvernay, regjisore filmi
3. “Për një vit, thoja ‘po’ për të gjitha gjërat që më trembnin. Çdo gjë që më bënte nervoze ose më nxirrte nga zona ime e rehatisë, thoja ‘po’. Të folurit në publik? Po. Aktrimi? Po. Ndodhi një gjë e çmendur: Vetë akti i të bërit të asaj që më trembte e zhduku frikën.” -Shonda Rhimes, producente
4. “Kam mësuar gjatë viteve se kur dikush është i vendosur, kjo zvogëlon frikën; të dish se çfarë duhet bërë e zhduk frikën.” -Rosa Parks, aktiviste
5. “Nuk është puna jote të jesh i pëlqyeshëm. Është puna jote të jesh vetvetja. Dikush do të të pëlqejë gjithsesi.” -Chimamanda Ngozi Adichie, shkrimtare
6. “Mendoj se në jetën tënde, ka një moment kur dera hapet dhe duhet të kalosh nëpër derë atëherë. Nuk mund të thuash atëherë, ‘Epo, do ta kaloj pas dy vitesh. Do ta bëj, do të kursej disa para…’” -David Sedaris, shkrimtar
7. “Herën tjetër që hezitoni para se të ndiqni diçka që dëshironi, herën tjetër që skuqeni dhe e shpërfillni një kompliment, herën tjetër që dyshoni në vendin tuaj në botë, në vendin e punës, në shtëpinë tuaj ose në lëkurën tuaj, thuajini këto fjalë vetes: ‘Unë ia vlej.’ Dhe e di që gjithmonë do ta thoni sikur ta mendoni me gjithë zemër.” – Viola Davis, aktore
8. “Dua që njerëzit të ecin përreth duke menduar se sa të shkëlqyer mund të jenë – dhe pastaj të luftojnë aq shumë për këtë çdo ditë sa gënjeshtra të bëhet e vërtetë.” – Lady Gaga, këngëtare/kompozitore/aktore
9. “Këshilla më e mirë që kam marrë ndonjëherë është: ‘Askush tjetër nuk e di se çfarë po bën.’” – Ricky Gervais, komedian
10. “Kam qenë absolutisht i tmerruar në çdo moment të jetës sime dhe kurrë nuk e kam lejuar këtë të më pengojë nga një gjë e vetme që doja të bëja.” -Georgia O’Keeffe, artiste
11. “Vetëbesimi nuk ka të bëjë me të qenit ekstrovert ose i hapur; ka të bëjë me të qenit vetvetja dhe të besuarit në vlerën tënde.” -Lupita Nyong’o, aktore
12. “Mësimi i madh në jetë, zemër, është të mos kesh kurrë frikë nga askush ose nga asgjë.” -Frank Sinatra, këngëtar
13. “Ji i butë dhe i sjellshëm me veten. Besimi është diçka që kërkon guxim në një botë që nuk mbështet gjithmonë atë që jemi.” -Tracee Ellis Ross, aktore
14. “Sapo të kuptosh se ka jetë pas gabimeve, fiton një vetëbesim që nuk zhduket kurrë.” -Bob Schieffer, gazetar
15. “Njerëzit e shkëlqyer bëjnë gjëra para se të jenë gati. Ata bëjnë gjëra para se të dinë se mund t’i bëjnë. Të bësh atë nga e cila ke frikë, të dalësh nga zona jote e rehatisë, të marrësh rreziqe të tilla – kjo është jeta. Mund të jesh vërtet i mirë. Mund të zbulosh diçka për veten që është vërtet e veçantë. Dhe nëse nuk je i mirë, kujt i intereson? Ke provuar diçka. Tani di diçka për veten.” -Amy Poehler, komediane
16. “Sekreti është se, nëse mund ta imagjinosh veten duke bërë diçka në jetë, mund ta bësh.” Tom DeLonge, muzikant
17. Sikur të mund të ndjeje sa i rëndësishëm je për jetën e atyre që takon; “Sa i rëndësishëm mund të jesh për njerëz që mund të mos i ëndërrosh kurrë. Ka diçka nga vetja që lë në çdo takim me një person tjetër.” – Fred Rogers, prezantues televiziv
18. “Ata që janë mjaftueshëm të çmendur për të menduar se mund ta ndryshojnë botën, zakonisht e bëjnë.” – Steve Jobs, sipërmarrës
19. “Unë gjithmonë them se duhet të jesh shumë i kujdesshëm me zërat që dëgjon. Dhe zërat e mi më të afërt më kanë thënë gjithmonë: ‘Ti mundesh’” – Becky Hammon, trajnere basketbolli