Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike, e cila kishte kërkuar të shpalleshin të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Tiranës.
Ky vendim u mor të enjten paradite, pas shqyrtimit të ankesës së depozituar nga përfaqësuesit ligjorë të PD-së, të cilët pretendonin për shkelje të rënda gjatë procesit zgjedhor.
Me këtë vendim, Kolegji konfirmoi rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për qarkun më të madh të vendit.
Pas këtij hapi, tashmë “topi” kalon në fushën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili do duhet të shpërndajë mandatet e deputetëve.