Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në një masë tjetër më të lehtë.

Malltezi, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me dosjen “Partizani”, do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Pas disa muajsh zvarritje, më 19 Maj Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim, 7 muaj pasi SPAK mbylli hetimet.

Ndërkohë më 30 qershor, në orën 10:00, është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen “Partizani”, dhe 5 të pandehurve, mes ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë.