Kërkesa për përjashtimin nga Kuvendi, reagon Lefter Gështenja: Qesharake! Me qëndrimin ndaj Kosovës, doli zbuluar se kush ia lëviz fijet Ramës

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka reaguar pas kërkesës së socialistëve për të përjashtuar nga Kuvendi disa prej deputetëve demokratë, pasi këta të fundit penguan zhvillimin e seancës plenare.

Lefter Gështenja, për të cilin është kërkuar përjashtim, ka reaguar pas kërkesës së socialistëve. Sipas tij, Rama nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, ndaj në mënyrë qesharake po përjashton opozitën nga Kuvendi.

Ai thotë se politika anti-kombëtare e Ramës u zbulua me qëndrimin ndja Koosvës, ashtu siç u zbulua edhe se kush ia lëviz fijet atij.

“Kur nuk ka më asnjë rrugë për t’iu shmangur përballjes me të vërtetën, Edi Rama në mënyrë qesharake përjashton opozitën nga Kuvendi.

S’ka instrument, makinacion e as maronetë që e shpëton atë nga politika antikombëtare që po bën. Me qëndrimin ndaj Kosovës, ai doli zbuluar se kush ia lëviz fijet”, shkruan Lefter Gështenja.