Kërkesa e deputetëve të PD për Komisionet Hetimore, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të shqytrohen dy kërksat e deputetëve demokratë për Komision Hetimor për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesionet në shëndetësi.

Kërkesat janë bërë pas mbledhjes së deputetëve demokratë të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi. Ky i fundit do të jetë në mbledhje si kryetar grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pavarësisht se kundërshtohet nga deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.

Përsa i përket koncesioneve në shëndetësi, theksi do të jetë te afera për sterilizimin, për të cilën janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni që përfitoi rreth 100 milionë dollar, Ilir Rrapaj. Ndërkohë, nën hetim është vendosur edhe ish-ministri Ilir Beqaj.