Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-maili. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Mediat në Kosovë kanë publikuar e-mailin përmes të cilit është kërcënuar Osmani.

Deri tani, nuk ka detaje shtesë për autorin apo autorët e mundshëm të këtij akti.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.