Kastrati Group ble për 55 milionë dollarë hotelin e familjes mbretërore të Katarit në Majami të Floridas 

Agjencia e lajmeve “The Real Deal” njoftoi se Familja Mbretërore e Katarit shiti hotelin SLS Brickell në Majami të Floridës grupit shqiptar Kastrati Group për 55 milionë dollarë. Hoteli me 124 dhoma u ble afërsisht me 444 mijë dollarë për dhomë, shkruan media amerikane për hotelin në jug në Majamit.

Përmes një njoftimi për shtyp nga ndërmjetësit e shitjes, Jordan Karp dhe Stefano Santoro nga Disruptive Real, shitja u finalizua mes familjes Al Thani dhe Kastrati Group, duke shënuar hyrjen në tregun amerikan të grupit shqiptar, shkruan më tej agjencia. 

Për më shumë: https://therealdeal.com/miami/2023/10/06/qatari-royals-sell-sls-brickell-hotel-for-55m/