Gjykata e Apelit të Tiranë vendosi të refuzojë ankimin e Arben Isufaj, i cili njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja”.
Ky vendim do të thotë se “Ben Qimja” do vijojë të jetë në kërkim të drejtësisë.
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Duke qenë se nuk u arrestua dot, vendimi nuk u mundësua të ekzekutohej nga policia, por nga arratia përmes avokatëve të tij, Arben Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.
Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.
Gjyqtari Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi ai ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt.
Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.