Kanosi drejtoreshën e shkollës, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Një 19-vjeçar është prangosur në Tiranë pasi ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit. 

Ai ka kundërshtuar dhe ka bërë rezistencë në momentin e shoqërimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. R., 19 vjeç, sepse ka kanosur drejtoreshën e shkollës ku ishte nxënës, për shkak se i ka marrë celularin që përdorte gjatë mësimit.

Ai gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë, gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në Komisariat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.