Kancelari Friedrich Merz, tha se nën udhëheqjen e tij, Gjermania do rrisë prezencën e saj në Europë. Nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili zhvilloi punimt në Tiranë, Merz pohoi se Europa nuk mund t’ia dalë pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik. Prandaj duhet të tregojmë se jemi majftueshmërisht konkurrues”, tha ai.
Më tej, Merz shtoi se demokracia europiane është në rrezik dhe për këtë kërkjoi që të gjithë të jenë në lartësinë e detyrës.
“E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Europës, institucioneve europiane dhe Bashkimit Europian. Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel europian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Europë tashmë”, theksoi ai.