Prokuroria e Tiranës ka regjistruar hetimin penal në lidhje me vjedhjen e zyrave të PL, mbrëmjen e së enjtes së kaluar.
PL denoncoi se persona të paidentifikuar kishin vjedhur pajisjet elektronike DVR dhe dëmtuar rrjetet kabllore në selinë qëndrore në Bllok.
Për llogari të hetimit të kallëzimit të bërë nga Partia e Lirisë i janë marrë deklarime 6 personave, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Grupi hetimor ka administruar dhe po këqyr pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa subjekteve pranë godinës së PL.
Mësohet se është sekuestruar edhe hard disku i ri, që sipas kallëzimit pretendohet të jetë ndërruar.