Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK që çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe tjetërsimin e pronave, ku mes të arrestuarve ishte Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rumi” si dhe vëllai i deputetit të PS, Loer Kume.
Përgjimet mes anëtarëve të këtij grupi kanë zbuluar mënyrën se si tjetërsoheshin pronat në Durrës.
Ndër to është një bisedë mes Muçës dhe një personi tjetër, të paidentifikuar ende. Ky i fundit, në një bisedë në dhjetor të 2020-ës, i shkruan Vullnet Muçës se shoku i tij kishte marrë miratimin tek i “gjati” për një leje investimi.
Pjesë nga Dosja e SPAK:
Data 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0,i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga i gjati dhe nga java e parë e janarit do ti orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dynymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.
D787B0 – Shoku ka fol ky robi me këtë te gjatin dhe i ka dhen OK na orientoj tek një arkitekt besoj dhe ulemi flasim Tani nga java e par e janarit do
Vullneti – Ok shok… Shumë mirë…po këto miqtë e tu e kanë me qejf
D787B0 – Duan te hyjnë ne pjesë por për ketë flasim shoku
Vullneti – Po ti dil rim shok leja del… Dhe folim ta dimë ca kërkojnë… Renci ka te bohet duhet miku shoku se
D787B0 – Ok shoku vECC te na jap emrin e arkitektit
Vullneti – Ok shok hajde ti shtym se është gjynah se janë prona të mira
D787B0 – Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turku.
Vullneti – Kam dhe i ven në Durres për kapanone të lusin për qera
D787B0 – Shumë mirë.