Joshko Çervankovsi, personi që dyshohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Vajdin Lamen në 2005, përmes përgatitjes së minës, është paraqitur për dytën ditë radhazi në SPAK, ku është pyetur në lidhje me këtë çështje.
Pas disa orësh marrje në pyetje, ai ka dalë nga SPAK, teksa pritet që të thirret sërish për të dëshmuar në lidhje me këtë ngjarje. Çervankovski ka dalë në “skenë” pas rrefimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, kur ku i fundit fitoi statusin.
“Në shkurt të 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar Lul Berisha. Ai ma tha; më gjej dhe mua nga ato ‘nëntat’ (kallëpë tritoli). Bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmin tim në Dibër, atentat i parealizuar pasi ai mbante me vete fëmijët e tij dhe nuk e lejova shpërthimin sepse nuk doja që të vrisja fëmijë. Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje, pasi i kisha treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… kishte përgatitur minat për ngjarjen. Për këtë arsye më kërkoi dhe një minë për vete,”- ka rrëfyer Luftar Reçi për prokurorinë e posaçme.
Në SPAK, Çervanovski ka mohuar lidhjet me këtë ngjarje,
Me Luftar Reçin kisha kontakte. Mbaj mënd në atë kohë përdorja një numër jugosllav. Luftari me merrte edhe me telefon fiks. Unë jam me profesion inxhiner elektrik dhe marr vesh nga pjesët kompjuterike. Luftari më kërkonte shpeshherë që të vija në Shqipëri dhe të montoja pjesët e kompjuterëve të lojrave të fatit. Ai më thoshte në telefon që të vija deri në kufi bashkë me çantën. Ai me merrte në kufi dhe më çontë të rregulloja këto kompjutera. Po ashtu kujtoj se rrugës hanim edhe pica në një lokal. Nuk kam montuar unë bomba. Nuk e di se çfare thotë Luftari, por nuk di ta bëj ktë gjë. S’kam lidhjë.