Taulant Banushi ka dhënë dorëheqjen nga gjyqi i dosjes “Plumbi i artë”, për shkak të mbingarkesës së proceseve në gjykatën e Tiranës.
Mësohet se kërkesa e tij është pranuar teksa është mësuar edhe gjyqtari që do të zëvendësojë. Ai është Bib Ndreca, i cili u rikthye në detyrë javën e kaluar, pas konfirmimit nga KPA.
Megaoperacioni “Plumbi i Artë” goditi 8 grupe kriminale në Elbasan, Durrës dhe Tiranë, në maj të 2022, ku nga 32 urdhër arreste të lëshuar, u ekzekutuan 18.
Megaoperacioni erdhi menjëherë pas arrestimit të të shumë kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u kap gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” në Fier, më 29 mars dhe u bë i penduari i drejtësisë. Për të njëjtën çështje u pendua edhe Henrik Hoxhaj, por gjatë hetimit, SPAK prishi marrëveshjen e bashkëpunimit me të.