Jep dorëheqjen drejtuesja e QSUT-së, kush pritet ta zëvendësojë

Drejtuesja e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e të mërkurës.

Ajo drejtoi QSUT për 14 muaj. Mediat raportojnë se në vend të saj do të emërohet mjekja pediatre onkohematologe Donjeta Bali.

Prezantimi i saj me stafin drejtues të QSUT do të bëhet paraditen e së enjtes.

Donjeta Bali shërben prej 21 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Paraprakisht, raportohet se Alma Cani do të kthehet sërish te spitali “Shefqet Ndroqi”, si nëndrejtoreshë dhe shefe reanimacioni.

Sakaq, Alma Cani mori drejtimin e QSUT në mars 2024, duke zëvëndësuar Albana Ficon.