Jamarbër Malltezi del para GJKKO/ I sekuestrohen 16 pasuri të paluajtshme, seanca ndërpritet për 2 orë

Ka nisur sot në GJKKO seanca për dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për të cilin do të jepet sot masa e sigurisë, pas arrestimit të dy ditëve më parë.

Mësohet se Gjykata ka vendosur “sekuestro preventive” për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit.  Seanca gjyqësore është ndërprerë dy orë, pasi avokatët ksnë kërkuar pak kohë që të njihen me dosjen.

Gjithashtu mësohet se dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha i bllokohen edhe gjashtë llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Ndërkohë oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros së pasurive.

 Forcat e policisë kanë mbërritur në vilën e Jamarër Malltezit në Lalëz për të vendosur sekuestron preventive ndaj kësaj prone.

Në foto: Jamarbër Malltezi në GJKKO