39-vjeçari shqiptar Armiol Rrasa, i cili u arrestua së bashku me partneren e tij gjatë një kontrolli të rastësishëm nga Policia e Athinës, pak ditë më parë ku iu gjetën armë dhe eksploziv është lënë në masën e “arrestit me burg”.
Ndërkohë, partnerja e 39-vjeçarit, e cili u arrestua me të, u la e lirë, me kusht që të paraqitej një herë në muaj në Komisariat.
Sipas informacioneve, 39-vjeçari gjatë rrëfimit të tij ka pretenduar se pistoletën dhe plumbat i kishte për t’u mbrojtur për shkak të një hakmarrjeje të vjetër. Ai gjithashtu thuhet se pretendoi se nuk e dinte se mbante eksploziv, i cili i përkiste një personi tjetër, sipas mbrojtjes së tij.
Nga ana e saj, partnerja e Armiol Rrasës mësohet se ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të armës dhe lëndës plasëse që gjendeshin në makinë.