Gentian Bejtja, ish-polic burgjesh, u ekzekutua pasditen e sotme pranë banesës së tij, në Larushk të Fushë Krujës. Ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke i marrë jetën. Dyshohet se kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar ndaj tij, të cilët janë afruar në banesë dhe e kanë vrarë. Dyshohet se krimi është kryer me 3 armë kallashnikovë.
Ndërkohë makina që dyshohet se u përket autorëve, u gjet e djegur në fshatin Hasan, 5 km larg vendit ku ndodhi vrasja.
Ndërkohë policia njofton se nuk ka identifikuar ende autorët dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Tre atentateve që Bejtja u shpëtoi:
Më datë 4 Korrik të vitit 2023 atij iu bë një atentat, jashtë ambienteve të banesës ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe të plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç .
Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.
Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.