Prokuroria e Posaçme ka marrë për të dytën herë të pandehur Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministrin që ndodhet në kërkim ndërkombëtar për inceneratorët. SPAK thotë se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës në vlerë dëmi 7 miliard lekë.
Hetimin po e ndjek prokurori Elvin Gokaj ku nën hetimin janë edhe 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili përfitoi edhe nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave.
Spak ka dyshime se Ahmetaj dhe bisnesmeni ka pasur marëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksisonet e shoqërisë aksionere “Buka Sh.a”.Këto aksione shtetrore të pronës u transferuan me firmë të Ahmetajt, teksa paraardhësi i tij Shkëlqim Cani e kishte refuzuar.
Prona në fjalë i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, familjes Myderzi. Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë është bërë biznesmeni Lirim Fezollari. Ky i fundit përmes disa procedurave ankandesh, në kohë të ndryshme ka arritur ta marr pronen.