Ish-Rektori i Universitetit të Tiranës në SPAK, Dhori Kule: Dhashë sqarime për mikrokreditë

Ish-Rektori i univeristetit të Tiranë, Dhori Kule është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK. Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai u pyet nga gazetarët për arsyet se përse ishte thirrur.

Kule tha se ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm lidhur me hetimin që po bëhet për mikrokreditë pasi ai ka qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë” u shpreh Dhori Kule në një komunikim të shkurtër për gazetarët jashtë dyerve të SPAK.

Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si Dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si Rektor i Universitetit të Tiranës.