Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Nuk dihet se cila është arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, ndërkohë që më shumë detaje pritet të zbardhen pas daljes së tij nga Prokuroria e Posaçme.
Aktualisht Nasip Naço është deputet i Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.