Ish-kancelarja e Gjeramanisë, Angela Merkel ka bërë thirrje për më shumë bashkim brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e unitetit përballë krizave globale, luftërave dhe politikave proteksioniste, veçanërisht ato të ndjekura nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Në një simpozium të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës, Merkel theksoi se, në raport me fuqitë si Rusia dhe Kina, asnjë shtet anëtar, përfshirë edhe Gjermaninë, nuk ka fuqinë të veprojë i vetëm në skenën ndërkombëtare.
“Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të hapur. Kjo është arsyeja pse Evropa është bërë më e rëndësishme nga sa mund të mendohet”, u shpreh Merkel.
Ajo kritikoi gjithashtu vështirësitë që paraqet Traktati i Lisbonës për të realizuar ndryshime të mëdha, duke theksuar nevojën për fleksibilitet institucional brenda BE-së:
“Ne si Bashkim Evropian duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e bëjmë të pamundur për veten tonë të veprojmë”, paralajmëroi ajo.