Në një kohë kur Partia Demokratike e akuzon Presidentin Bajram Begaj për shkelje të Kushtetutës dhe si ushtar të Edi Ramës, një ish-deputet demokrat ka nsiur punë si këshilltar i Begajt.
Ai është Ferdinand Xhaferraj, i cili nuk pranoi të merrte pjesë në primare për të këndiduar në zgjedhjet e 11 Majit, pasi nuk ishte dakort me qendrimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Tashmë Xhaferraj do të këshillojë Begajn për të marrë vendime. Shpresojmë të mos e këshillojë si këshilltarët e tjerë që i thanë të firmosë dekretin për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, në kundërshtim me ligjin.
Gjykata Kushtetuese me pezullimin e dekretit tregoi se Bajram Begaj kishte vepruar në kundërshtim me ligjin, edhe pse vetë Presidenti nuk e pranon, pasi ai nuk bëri gjë tjetër veçse zbatoi urdhrin e kryeministrit Rama.