INCENERATORI I ELBASANIT/ GJKKO dënon me 8.6 vite burg Lefter Kokën, shpallet i PAFAJSHËM Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8.6 vite burg ish-ministrin Lefter Koka për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ndërkohë që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 5.8 vite në qeli. Për ish-ministrin ka rënbë akuza e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, atij do t’i sekuestrohen deri në masën e korrupsionit

Me 10 vite burg janë dënuar Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilëve u konvertohen në 6.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërkohë që për këtë aferë është shpallur i pafajshëm Alqi Bllako.

Përsa i përket dy kompanive, albtek shpk dhe itegradet technology shpk, atyre u ndërpritet kontrata e personit juridik duke ia kaluar aksionet shtetit.

Dënimet për inceneratorin e Elbasanit:

Lefter Koka 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar 5.8

Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8

Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar     6.8

Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar         4.8

Alqi Bllako shpallet i pafajshëm

Pellumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar       2.8

Bardhyl Cabiri 2 vjet

Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar          2.8

Serafin Papa 1.4 burg

Kujtojmë s eLefter Koka u dënua edhe me 10 vite burg për inceneratorin e Fierit, ndërsa Alqi Bllako me 4 vite burg.