Identifikimi elektronik, KQZ teston pajisjet PEI që do të përdoren në zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë në terren për të testuar pajisjet e identifikimit elektronik, të cilat do të përdoren në zgjedhjet parlamentare të11 majit.

Gjatë testimit në terren ishte e pranishme edhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, e cila theksoi se me eksperiencën e zgjedhjeve të shkuara, edhe ky proces do të kalojë pa probleme.

“Pas auditimit të zgjedhjeve të 14 majit, janë marrë masa për riverifikimin e pajisjeve”, tha Pelinku.

Gjithashtu, nënkomisionerja e KQZ njoftoi se 31 qendra votimi janë ende pa operator të pajisjes së PEI-t.

“Në momentin që flasim janë 31 qendra votimi ende pa operator”, theksoi ajo.