Siar Konti është personi që pak ditë më parë i vendosi zjarrin makinës luksoze tip “Ferrari Shakira” të reprerit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.
Policia ka arritur ta identifikojë autorin falë pamjeve filmike, ku shihet se ai shkon i pashqetësuar për të djegur makinën që kap vlerën e 300 mijë eurove.
Në deklaratën e tij në polici, autori nga Vlora ka pranuar krimin dhe ka treguar se është paguar 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar, kundërshtar i Noizyt, me të cilin reperi ka patur konflikte edhe më parë.
Konti është shprehur se porositësi është Kleviol Ahmetai, i njohur me emrin e artit “Cllevio Serbiano”, të cilit policia i ka shkuar në shtëpi për ta marrë në pyetje, por nuk e ka gjetur, pasi Ahmetaj rezulton të jetë jashtë Shqipërisë.
Konflikti mes Noizyt dhe Ahmetaj vijon prej disa muajsh, teksa ky i fundit e ka ofenduar reperin në rrjetet sociale.