Pasi u mor zyrtarisht i pandehur, kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) Jonaid Myzyri është paraqitur sërish këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, vepër penale e dyshuar se është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
Myzyri pritet të merret në pyetje nga SPAK si i pandehur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.
Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kanë nxjerrë në dritë dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, Myzyri ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës së ndershme në tendera.
SPAK pritet të thellojë hetimet mbi çështjet mbi të dyshohet se ka ndikuar kreu i KPP-së Jonaid Myzyri dhe zbardhjen e plotë të skemave korruptive.