Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 25 vjeçares Xhuana Nikolli, e cila i dha fund jetës pak ditë më parë duke pirë fostoksinë.
Mësohet se e reja kishte shenja dhuna në trup, që dyshohet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë po ashtu ekspertiza ka hedhur poshtë aludimet se e reja ishte shtatzënë.
Pas vdekjes së Xhuana Nikollit, familjarët e saj bën një kallëzim ndaj ish-partnerit të saj, duke thënë se ai e dhunonte, e për këtë shkak e reja kishte ndërmarrë aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës së saj.
Ndaj Eraldo Fizit rëndojnë akuzat për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Dyshohet se i riu fshihet në Tiranë, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Para 25 vjeçarja t’i jepte fund jetës, mësohet se ajo kishte lënë edhe një letër. Sipas burimeve, në të ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.