Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. I riu Markeliano Aniaj ndërroi jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e tij, me të cilën po luftonte prej disa kohësh.
I gjithë komuniteti i Navës u mblodh rreth familjes së Aniajt, me origjinë shqiptare, por banuese në qytet prej mbi 20 vitesh, bëjnë të ditur mediat në shtetin fqinj.
“Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë”, “Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe”, “Na mbro nga atje lart…”, “Një djalë shumë i ëmbël”, “Po më qan zemra”.
Këto kanë qenë disa prej mesazheve ngushëlluese që janë shfaqur orët e fundit, pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij të parakohshme.