Horror në Izrael, militantët e Hamasit u presin kokat familjeve në një fshat, mes viktimave dhjetëra fëmijë

Detaje të tmerrshme të sulmeve terroriste të militantëve të Hamasit janë zbuluar nga mediat ndërkombëtare. Sipas raportimeve, në fshatin Kfar Aza, ushtarët e Hamasit kanë shkuar në çdo shtëpi dhe kanë vrarë e prerë kokat e të gjithë banorëve që kanë gjetur në banesa.

Sulmi makabër mbi këta banorë u zbulua pasi ushtria izraelite mori nën kontroll këtë fshat, teksa të shoqëruar nga gazetarët e CNN, ushtarët izraelitë ngrakuan kamionë me kufomat e viktimave të vrarë nga Hamasi.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në karrierën time, kurrë në 40 vjet shërbim, kjo është diçka që nuk e imagjinoja kurrë”, tha gjeneralmajor Itai Veruv për CNN.

“Pashë qindra terroristë me armaturë të plotë, me pajisje të plota, me të gjitha pajisjet dhe të gjitha aftësitë për të bërë një masakër, të shkonin nga apartamenti në apartament, nga dhoma në dhomë dhe të vrisnin foshnjat, nënat, baballarët në dhomat e tyre të gjumit”, shtoi ai.

Të paktën 1200 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga shpërthimi i konfliktit, ndërsa në Palestinë numri i viktimave ka shkuar në 950.