Hodhi benzinë brenda Kuvendit? Deputetja Elda Hoti: Ishte aromatizues, Garda na dhunoi për të na kontrolluar

Deputetja e përjashtuar e PD Elda Hoti, e cila pati përplasje brenda sallës së Kuvendit me kryetaren Elisa Spiropali, ka deklaruar se nuk ka hedhur benzinë.

Spiropali e akuzoi se Hoti kishte rrezikuar jetën e deputetëve duke e paralajmëruar për rreziqet ligjore.

Por deputetja demokrate thotë se lënda që ajo hodhi ishte thjesht aromatizues.

 Duke folur për mediat, Hoti ka theksuar se garda ka arritur që të dhunojë gratë deputete. Hoti më tej ka theksuar se mazhoranca e ka kthyer Parlamentin në zyrë noteriale bandash. 

“Nuk mundet Garda që të dhunojë gratë, jemi dhunuar nga Garda, s’jemi lejuar të hyjmë brenda sepse donin që të na bënin kontroll fizik. E kthyen parlamentin në zyrë noteriale të bandave. Ne nuk e ndalojmë betejën tonë. Ajo që hodhëm në Parlament nuk rrezikonte deputetët, ishte një aromatizues. Le ta verifikojë Prokuroria dhe SPAK, bëri kërcënim ndaj meje. Nuk trembem nga SPAK,” tha Hoti.