Hetimet zbulojnë se grupi i arrestuar në bashkinë e Himarës ka vjedhur prona të tjera

Vezir Gjikoka, një nga 5 personat e proceduar nga SPAK në dosjen e kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, rezulton të jetë proceduar edhe marrë i pandehur në një dosje tjetër penale, siç është ajo e tjetërsimit të pronave në zonën e Perivollos në Dhërmi.

Gjikoka me detyrë ish-Jurist i Hipotekës së Vlorës rezulton të jetë përfshirë në veprime arbitrare jo vetëm tek cështja e tjetërsimit të 5512 m2, por edhe tek rasti i tjetërsimit të një sipërfqe prej 1430 m2 në zonën e Perivollos, mbi të cilën është ndërtuar kompleksi turistik “Ambel Beach”.

Për këtë rast prokuroria e Vlorës ka ngritur akuzë penale ndaj Vezir Gjikokës dhe disa zyrtarëve të tjerë përfshirë përfituesin e pronës, Helidon Gjikoka. Ky rast aktualisht është në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës.

Vezir Gjikoka është kushëriri i Helidon Gjikokës, përfituesit të pasurisë prej 1430 metra, bizë bregut të detit “Jon” në Dhërmi.

Ndërsa për rastin e dytë Vezir Gjikoka është marë nën hetim së bashku me kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goron, Jerasimo Bashin, Bilbil Aliaj dhe Stavri Mëhillin.

Në këtë rast fillimisht ka qënë Mihallaq Bonjaku, ai që ka bërë kallëzim penal për disa zyrtarë, duke pretenduar se i kanë marë pronën buzë bregut të detit dhe mbi të ndërtoi resort turistik, Artan Gaçi, burri I ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Por nuk kaloi shumë kohë nga ky kallëzim i depozituar në Vlorë, një tjetër kallëzim për të njëjtin rast është bërë nga Alfred Beleri, kandidati fitues i bashkisë Himarë, i cili akuzonte Jorgo Goron, si titullarin që kishte legjitimuar praktikën e kundraligjshme, me qëllim hipotekimin e pronës në emër të Stavri Mëhillit.

Ky i fundit ka falsifikuar AMTP-në e pronës, dhe pas marjen së konfirmimeve në bashkinë Himarë, në vitin 2019 ka aplikuar në hipotekën e Vlorës për rregjistrimin me ccertifikatë pronësie të 5512 m2 tokë, që ndodhet buzë detit.

Për gati një vit ky aplikim i Stavri Mëhillit kaqëndruar i paprekur në hipotekën e Vlorës. 

Por befas dikush me influenca të forta dhe ndikim në sferën e hipotekave, ka ndërhyrë në ASHK-në e Vlorës dhe dosja është tërhequr nga pluhuri i haresës, duke u rregjistruar në emër të Stavri Mëhillit.

Më tej ky i fundit ka lidhur një kontratë shitje me kompaninë e Artan Gaçit, “AG.LCC”, duke kaluar pronën në emër të ish-zyrtarit socialist dhe burrit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Mbi këtë pronë janë ndërtuar dy objekte të një superresorti turistik, duke sjellë pakënaqësi tek Mihallaq Bonjaku dhe Alfred Beleri.