Ajola Xoxa, gruaja e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur sot në SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Marrja në pyetje e Xoxës, e cila është në masën “detyrim paraqitje” lidhet me hetimet që po bëhen ndaj Veliajt, i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.
Xoxa është shoqëruar në SPAK nga avokati Dritan Jahja, nga ku pritet të japë sërish shpjegime mbi pyetjet e hetuesve.
Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në burg që prej muajit shkurt ndërsa u prangos brenda zyrës së tij në Bashkinë e Tiranës.
Bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ndaj së cilës u vendos fillimisht “arrest shtëpie” ndodhet në masën “detyrim paraqitje”. E njëjta masë u vendos edhe për 5 biznesmenët: Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Me urdhër të SPAK u arrestu edhe biznesmeni Elman Abule, i akuzuar për korrupsion. Por Gjykata zbuti më pas masën e sigurisë ndaj tij, duke e lënë në “arrest shtëpie”.