Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një tjetër episod korrupsioni ku i përfshirë rezulton ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi.
Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një kartë tjetër bankare, e cila rezulton se është përdorur për blerje dhe shpenzime të ndyshme.
Kjo kartë bankare i është vënë në dispozicion Metës dhe Kryemadhit nga bizmesmeni Adrian Shatku.
Nga hetimet paraprake më herët u zbulua një kartë tjetër “amerikan ekspress”, e cili ishte përdorur dhe vënë në dispozicion nga i njëjti biznesmen