Këtë të mërkurë ka nisur rinumërimi i 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës. Raportohet se do të rinumërohen votat preferenciale të koalicionit Partia Demokratike-ASHM.
Rinumërimi i votave në Dibër vjen pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas kërkesës së kandidatit të PD, Xhemal Gjunksho.
Ishin dy anëtarët e opozitës në KAS vendosën që të rinumërohen 42 qendra votimi, me qëllim shqyrtimin e votave për kandidatët e Partisë Demokratike, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Ndërkohë javën e ardhshme pritet që të rinumërohen votat në Qarkun e Tiranë dhe Fierit. Në total janë 610301 vota të cilat do të rinumërohen, proces që pritet të zgjasë nga 18 deri në 20 ditë.