“Hajde të bëjmë betejë bashkë në Parlament”, Gazment Bardhi thirrje Bashës: Paguhesh dhe ruhesh nga garda si kryetar opozite

Kreu i Grupit Parlametar të PD-së, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë sot ish kryetarit Lulzim Basha të bëjë betejë bashkë me opozitën në Parlament.

Gazment Bardhi, pas takimit të deputetëve të opozitës, hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se po mban të bllokuar Komisionin për Reformën Zgjedhore.  Bardhi po ashtu tha se do të çojnë në kushtetuese ligjin për projektin e Portit të Durrësi

Gjithashtu Bardhi tha se mazhoranca e ka njohur Bashën si kryetar dhe kjo tregohet nga fakti që ruhet nga punonjësit e gardës. Dhe ndërsa jeta u rrezikohet prokurorëve dhe s’kanë punonjës garde për t’i ruajtur, i është vënë Bashës punonjës garde për ta ruajtur.

“‘Vetingu në politikë nuk ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Kolegu Basha të vijë dhe të flasë këtu e ta çojmë para. Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. Gjithashtu dy apo tre çështje të tjera, nuk kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore. Çdo deputet është i lutur të bëjë çdo propozim në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Të bësh opozitë duhet të përmbushësh nevojat me qytetarët. Basha do duhet ti rikthehet opozitarizmit në parlament dhe jashtë parlamentit. Kolegu Basha sa kohë paguhet me taksat e qytetarëve duhet të vinte dje dhe të fliste për hallet e qytetarëve.’- tha Bardhi.

Prokurorëve u rrezikohet jeta dhe s’ka punonjës garde për të ruajtur ndërsa Bashës i është vënë punonjës garde. Ne e kuptojmë kush është interesi i mazhorancës dhe kë do do të ketë para Taulant Balla e Erion Veliaj. Çështja e grupit të PD janë çështje të deputetëve të PD. Që në momentin që një deputet i PS jep opinion se ca ndodh me grupin e PD, që këtu e kuptoni se në ca situata absurde ka hyrë PS dhe një pjesë e vogël e deputetëve”, tha Bardhi.