Avokati i kirurgut të kirurgut të Sanatoriumit, Dervish Hasi, ka folur sot lidhur me arrestimin e klientit të tij.
Hasi, i cili ka tre gra, dyshohet se ka shfrytëzuar një 16 vjeçare për prostitucion, ndërkohë që i premtonte se ajo do të bëhej gruaja e tij e katërt.Avokati i tij është shprehur se Komisariati Nr. 1 i Tiranës ka shpifur dhe se vajza ka shprehur vetë dëshirën për një lidhje serioze me doktorin dhe babai i saj ishte në dijeni.
“Është shpifje e komisariatit numër 1, ata për orë të tëra nuk kishin një pretendim për këtë person. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këto akuza që kanë bërë. Edhe akuza është shpifje, vajza nuk e pranon, duhet të sqarojmë se çfarë po shpifet.
E keni bërë horror, e bëri media, nuk ekzistojnë videot, nuk ka fare. Ka komunikime në whatsapp që i ka nisur vajza, ajo ka shprehur dëshirën për një lidhje serioze me doktorin, që në gjendje civile është beqar. Kanë folur, kanë diskutuar dhe kanë pirë kafetë. Në këtë momente nuk ka shkelje fare.
Në një moment babai i vajzës, i cili ka shprehur shqetësimin prindëror se me kë shoqërohet vajza, ka thënë se nëse duhet të vazhdosh lidhjen me vajzën duhet të bësh celebrimin, gjë që nuk ndalohet me ligj në Shqipëri edhe pse është nën 18 vjeç. Po flas për nenin 7, Kodin e Familjes. E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë në javë,” tha avokati Roland Islami për emisionin “Shqipëria Live”.
Dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.