Grupi i PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën, sekretarin e Kuvendit dhe punonjësit e Gardës

Grupi Parlamentar i PD ka bërë një kallëzim në SPAK ndaj nënkryetarit të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Plarent Ndecaj, Sekretarit të Kuvendit Genci Gjonçaj dhe ndaj punonjësve të Gardës.

Ata janë kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Kallëzimi vjen pas mbledhjes së kaluar të këtij komisioni, ku Ndreca mori drejtimin e Komisionit Hetimor në Shëndetësi dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje, duke shkaktuar debate të forta në dyert e Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor në Shëndetësi u mbajt më 8 tetor, ku drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Ndreca, ndërsa kryetarja Albana Vokshi nuk ishte e pranishme në sallë.