Policia e Elbasanit ka arrestuar sot bashkëshortin e 57-vjeçares Merushe Gjuzi, e cila ditën e djeshme u hodh nga furgoni më të cilin po udhëtonte dhe ndërroi jetë, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”,
68-vjeçari Mahmut Gjuzi, dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e gruas së tij, e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni. Ai akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
“Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.